Zërat
Avni Jashari
Avni
Jashari

Rilindja e së majtës

Zërat April 17, 2019 - 16:03
Lexo tjera detaje

Ka ardhur koha tu themi stop ëndërrimeve. Bota po shkon drejt një drejtimi sovran majtist, madje edhe kur përpiqemi të vendosim një agjendë alternative, duke u rikthyer në socialdemokraci kombëtare, ndoshta nënvlerësimi i brishtë i këtij sistemi ishte dhe mbetët thjesht një mungesë e koordinimit ndërkombëtar!

Për më tepër, pajtimi i internacionalizmit dhe identitetit që subjektet mbikombëtare të perceptohen si "trupa të huaj", është një proces i ndërlikuar dhe shumë i mundimshëm. Çfarë duhet të bëjmë atëherë? Unë besoi se e majta e mirëfilltë, duhet ta gjejë guximin që të kthehet në imagjinatën e çdo individi në mënyrëtë riformimitkonceptual, duke kapërcyer fazën post-ideologjike, sepse nëpërmjet ideve një parti gjen shpirtin dhe bazën për të punuar, duke ri zgjuar në thelb atë që secili prej nesh e di shumë mirë, solidaritetin.

Demokracia njerëzore aktualisht është vetëm një fantazi e shkruar në rreshta. Mbetet tek ne dhe në punën tonë që të vendosim ta ndjekim, ta bëjmë realitet duke u përballur me të gjitha vështirësitë e mundshme dhe duke kujtuar të gjithë progresistët e botës me këmbëngulësi drejt idealeve në të mirën e përgjithshme. E drejta ndërkombëtare fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka ushqyer ndarjen dhe shtypjen e të dobëtëve. Duke u thirrur në vlera e që në fakt shpesh na dalin si anti-vlera, kanë bërë ndasi si: qytetarë dhe fshatarë, të devotshmëve dhe të pa feve, mes të merituarve dhe margjinalizuarve, etj. Ky sistem e ka ndarë botën tonë në padrejtësi të mëdha, dhe kufiri fatkeqësisht është progresi për të fortit e regresi përklasën e mesme.

E majta socialdemokrate do të duhej të mendoj e punoj në diçka ndryshe seç ka bërë deri më tani, ku nëpërmjet unifikimit dhe solidaritetit ndërkombëtar, mund të hedhim dritë në hijen e premtimeve të rreme të nacionalistëve dhe ekstremisteve. Energjia e forcës bindëse se duhet dhe mundët të ndërtohet njëbotë me e mirë, do të duhej të ishte urdhër ditorë për secilin nga ne! Se uria e njëfëmiju në Etiopi është uri e jona, që përpjekjet e një gruaje siriane në kërkim të paqes dhe sigurisë nga lufta është përpjekje e jona, që frika e një njeriu të pafajshëm të ngelet i vdekur rrugëve të Meksikës me miratimin e heshtur të qeverisëështë fika jonë, dështimi për të garantuar ruajtjen e nevojave dhe sigurisë për të gjithë të shfrytëzuarit dhe të shtypurit në botëështë dështimi ynë...

Disa tani mund të mendojnë se po mendoj gjëra shumë të mëdha, sa vetëm po hedhi fjalë në erë! Unëbesoi se ka ardhur koha për të na kujtuar së si ëndrrat bëhen realitet! E këtë më së miri e gjejmë në citimin e Antoine De SaintExupery (shkrimtar e gazetar francez): "Nëse doni të ndërtoni një anije, mos thërrisni menjëherënjerëzit që tu ndihmojnë të tuboni drunjtë dhe ti marrin mjetet përgatitore, mos shpërndani detyra, mos organizoni punën. Së pari përpiquni që ta zgjoni tek ta dëshirën e detit të largët e të pafund."

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK