Zërat
Ramadan Qehaja
Ramadan
Qehaja

Bombardimi i caqeve serbe nga NATO dhe ndryshimi i paradigmës botërore për mbrojtjen e popullatës

Zërat March 24, 2019 - 13:08
Lexo Detajet

Ramadan Qehaja

Me 24 Mars 2019 bëhen 20 vite nga fillimi ibombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe, të organizuara dhe të udhehequra nga NATO-ja. Njëoperacion ajror i përmasave të medha, edhe pse pa vendim të KS të OKB-së, u bë kryekeput për shkaqe humanitare, përkatësisht për ta ndërprerë gjenocidin dhe spastrimin etnik të kryer nga regjimi i Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky intervenim vendosi një standard të ri i cili njihej nëkonceptin e “përgjegjësisë për të mbrojtur” në tëcilën të drejtat e njeriut nuk duhet të abuzohen nën petkun e sovranitetit të shteteve por se çdo shkelje kolektive e tyre duhet të ngërthejë ndërhyrjen ndërkombëtare. Kosova e kishte fatin që ky koncept të aplikohej dhe ku rasti i saj u morr si model i njëintervenimi të suksesshëm në funksion të të drejtave univerzale të njeriut.

Për të eliminuar një katastrofë humanitare, bashkësia ndërkombëtare përdori si tryesni diplomacinë e quajtur “fluturuese”, apo ndryshe quhej edhe diplomaci shtrënguese, në ç’drejtime duhet permendur posaçerisht angazhimin e diplomatit te rryer amerikan, tani më të ndjerin Richard Hollbruk.Gjithsesi se masakrat serbe ndaj civilëve shqiptar nëshumë lokalitete të Kosovës e në veçanti masakra e Reçakut, e cila u definua me të drejtë si krim kundër njerëzimit nga Ëilliam Ëoker, pati jehonë të madhe në qarqet politike e diplomatike ne botë. Këto krime dhe represioni shtetëror serb përbënin indikator të njëkrimi ende më masiv i cili do të mund tëparandalohej vetëm më ndërhyrje ushtarake, pasi qëmjetet konvencionale diplomatike nuk kishin dhënëefekt.

Rikujtojmë se për këtë tani më filluan përgatitjet e këtij operacioni ajror dhe me shumë vështirësi u morr pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.Arritja e konsensusit brenda NATO-s ku hezitimet e disa shteteve vetëm se ishin dal në pah, përbënte njëfitore të llojit të vet për vendim-marrjen e kësaj organizate. Pastaj filloi vëzhgimi i terrenit, përkatësisht vlerësimi dhe identifikimi i caqeve serbe ne ç’drejtime ndihmesë të madhe dhanë edhe shtabet dhe komandat e UÇK-së.

Në fillim u mendua se operacioni ajror i NATO-s nëkrye me SHBA-në do të zgjas nje kohë te shkurtër.Perkundrazi, ky operacion i bombardimeve nga ajri i caqeve serbe do të zgjasë plot 78 ditë dhe atë pa ndërhyrjen e forcave tokësore të NATO-s, e qënënkuptonte një ndër rastet e rralla në doktrinën ushtarake kur fitohej lufta pa dislokimin e forcave tokësore. Kuptohet se gjatë bombardimeve sikur u shtuan zërat që ky operacion të ndërpritet për njëkohë e që koicidonte me kërkesën e regjimit tëatëhershëm serb. Por ishte komandanti suprem iforcave të NATO-s, gjenerali amerikan Klark, i cili me vlerësimin e situatës kerkoi me ngulm qe kjo ndërprerje mos të ndodh sepse ateherë do të krijohej një situatë edhe më e komplikuar politike por edhe ushtarake.

Me një fjalë, ky operacion shumë i madh ajror mundësoi kapitullimin e forcave ushtarake e policore serbe, e që u kurorizua me nënshkrimin e marrëveshjes se qershorit 1999 te Kumanovës, duke u krijuar kushtet e volitshme për nderhyrjen e forcave tokësore të NATOs në tërë territorin e Kosovës dhe dëbimin e forcave të mbetura serbe. Si rezultat, një mrekulli e paparë e kthimit të më tepër se një milion qytetarëve shqiptar nga Maqedonia,Shqiperia dhe vendet tjera e qe ishin te dëbuar me forcë nga trojet e veta. Keshtu që ne saje tëorganizimit dhe luftës së pandërprerë të UÇK-s per çlirimin e vendit, ndërhyrjes se jashtëzakonshme të botës demokratike, Kosova tani eshte shtet sovran dhe demokratik.

Shënimi i dy dekadave të fillimit të bombardimeve te caqeve ushtarake e policore serbe nga NATO,gjithsesi se ka rëndësi historike për popullin shqiptar te Kosovës si dhe për një rend ndërkombëtar i bazuar në vlera univerzale njerëzore. Ai duhet të rikujtohet dhe transmetohet tek gjeneratat e reja si udhërrëfim i kurorëzimit të sakrificave tona me një operacion ushtarak më qëllim hyjnor: atë të përgjegjësisë kolektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo që ato shkelen. Përderisa komponenta ushtarake e këtij operacioni të madh sigurisht se do të vazhdoj të studiohet nga departamente dhe qendra të ndryshme kërkimore. Rasti i Kosovës do të vazhdoj të mbizotëroj së studiuari për të mirë.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK