Zërat
Halil Matoshi
Halil
Matoshi

Serbët e Kosovës duhet t’i thonë jo Vuçiq-it!?

Zërat March 17, 2019 - 16:18
Lexoni detajet

Thirrjet e Presidentit të Serbisë Vuëië drejtuar serbëve të Kosovës, për të shkuar në Beograd në mbrojtje të tij nga opozita, janë vazhdimësi e politikës së Miloševiëit.

Klithjet e tij drejtuar serbëve të vendit tonë për shpëtim, dëshmojnë sëpari dështimin e tij në vendosje të demokracisë në Serbi dhe së dyti, instrumentalizimin e skajshëm të qytetarëve serbë të Kosovës.

Mjerisht ata janë vënë në shërbim të kauzave të rreme nacionaliste të Aleksandar Vuëië dhe bandës së tij neoëetnike, që në thelb, janë përpjekje për t’u mbajtur vetë në pushtet, pa pyetur për çmimin.

Dhe natyrisht se çmimi është i lartë: Deri në serbin e fundit të Kosovës!?

Po ky Vuëië, si një ish zëdhënës i regjimit kriminal të nomenklaturës miloševiëiane, për dekada të tëra abuzoi me ndjenjat e serbëve të Kosovës, manipuloi dhe i nxiti ata t’u bashkoheshin tendencave gjenocidale kundër shqiptarëve.

Është koha që pjesëtarët e komunitetit serbë të Kosovës t’i thonë jo një hegjemonizmi të ri e të pashpresë të Presidentit të Serbisë, që hapur është kundër vlerave euroatlantike dhe që për ta ruajtur pushtetin totalitar mbi të gjithë serbët, është në gjendje t’i nisë drejt ndonjë tragjedie të re, duke i sakrifikuar pamëshirshëm.

Protestat e opozitës në Serbi janë çështje të brendshme të shtetit serb, ndërsa serbët kosovarë duhet t’i ndërtojnë jetët e tyre, të patrazuar nga askush, në Republikën e Kosovës dhe t’i kontribuojnë demokratizimut të shoqërisë kosovare.

Prishtina zyrtare, institucionet kosovare,  u garantojnë serbëve të Kosovës një të sotme të sigurt dhe ardhmëni prosperuese këtu, në shtëpinë tonë të përbashkët.

Lojalë ndaj Prishtinës, ata janë të sigurt se nuk do të dërgohen në luftra të pakuptimta e të përgjakshme, për ta mbrojtur pushtetin personal të kujtdoqoftë, siç i nisi “Kasapi i Ballkanit” Slobodan Miliševië në vitet ‘90 kundër të gjithë joserbëve në rajonin tonë!?

Qytetarët e Kosovës, të komunitetit serb, duhet më në fund të vetëdijesihen politikisht dhe tê shkëputen nga terri mesjetar!

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK