Zërat
Naim Ramizi
Naim
Ramizi

Dimri i vetmisë së madhe!

Zërat December 14, 2018 - 18:06
Lexo tjera detaje

Dimri i vetmisë së madhe është romani i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili pasqyron përçarjen e botës komuniste. A është ky një dimër i vetmisë së madhe për Edi Ramën?

Edhe një kryeministër arrogant dhe mospërfillës siç është Edi Rama ndaj opozitës që është e çorientuar, e dobët dhe e paakorduar mund të jetë përfillës kur gjërat dinë të bëhen serioze dhe të godasin cakun edhe ai mund të mbështetë për muri dhe të kthehet në vogëlsinë e tij.

Këtë herë një protestë e vogël e nisur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për largimin, uljen, shtyrjen e afateve për pagesën e tarifave për studim mori përmasa të mëdha dhe në rrugët e Tiranës nxori me dhjetëra mija studentë e të cilët e detyruan kryeministrin të përmbushë pjesën më të madhe të kërkesave studentore dhe për pjesën tjetër të kërkojë të bisedonin.

Gjithçka do të ishte në rregull dhe protestat do të pushonin sikur studentët të pranonin të uleshin dhe të bisedonin.

Studentët nuk duan t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre te kryeministri të frikësuar se përfaqësuesit e tyre do të korruptohen dhe protesta do të shuhej pa gjë, të cilën ata nuk e duan, ata duan të qëndrojnë në rrugë. Me studentë që nuk i besojnë vetes së tyre çka mundë të arrihet?

Qëndrimet e tyre të bëjnë të kuptosh se në këtë protestë ka futur hundët politika dhe se në këtë protestë ka gjetur hapësirë opozita e çakorduar në Kuvend dhe e paaftë të bëjë opozitën atje ku duhet, ajo po e shfrytëzon këtë gjendje të krijuar nga studentët dhe të ndihmuar nga ajo. Studentët po humbin shansin e tyre duke flirtuar me opozitën dhe se kërkesat e tyre me qëndrime të padefinuara mund të humbin shansin për t'u realizuar nëse protesta ka pasur atë qëllim.

I impresionuar dhe i vetëkënaqur pa fund me fuqinë e tij politike ai u bë një oligarkë e vërtetë duke u ndier i gjithëpushtetshëm edhe pse kabinetin e tij e kishin përcjellë afera të njëpasnjëshme, por asnjëherë ai nuk kishte prishur as tymin e duhanit për atë se çka thoshin opozita dhe mediet. Median e quante kazan dhe bashkëpunimin me to e kishte ndërprerë duke përdorur rrjetet sociale për komunikim publik e opozitës i bënte injorim total.

Është hera e parë që Ramës i është dashur të zbresë nga shkallët dhe të kërkojë të bisedojë me studentët të cilët nuk i bindën, ata vazhdojnë të protestojnë duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre pa kushte. Kjo gjendje nëse për asgjë tjetër duhet të na shërbejë për të kuptuar fuqinë e shoqërisë karshi çdo qeverie pra edhe një kryeministër që ka tallur të gjithë duke e ndier superfuqinë e tij mund të ndihet aq i vogël dhe i pafuqishëm kur para vetes ka një masë të organizuar.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK