Zërat

Referendumi në Krime dhe pavarësia e Kosovës

Zërat Shtator 26, 2018

Shkruan: Enver Bytyçi

Sot eshte bere referendumi i Krimese. Ruset kane votuar, tataret kane bojkotuar, ukrainasit gjithashtu qene indiferente. Interesant eshte se per kete referendum Kosova u perdor si argument ne ndihme te Vladimir Putin.

Gazeta austriake "DerStandard" shkruan se ne ndihme te Putin eshte shprehur dhe ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder. Ai ka thene se pavaresia e Kosoves nuk ishte e justifikuar nga pikepamja e se drejtes nderkombetare. Angela Merkel e ka quajtur deklaraten e Schröders si te turpshme. Ne te vertete ish-kancelari i ka ardhur ne ndihme Moskes sa here qe ajo ka patur nevojen e tij. Madje ai ishte kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008. Aso kohe pati kritikuar qeverine e zonjes Merkel per njohjen e shtetit me te ri te Europes.

Por ekspertet nderkombetare vleresojne se Krimeja dhe Kosova nuk jane e njejta gje. Ne Krime nuk pati kurrefare dhune ndaj popullsise ruse. Ndersa ne Kosove Milosheviçi shkaktoi rreth 20 mije viktima dhe nese nuk do te nderhynte NATO, viktmat do t´i kalonin qindramijet. Krimeja banohet nga 42 perqind ukrainas e tartare, keta te fundit me nje histori te spikatur antiruse.

Ne Kosove serbet ishin vetem 7-8 perqind, ndersa shqiptaret 90 perqind e popullsise. Per Kosoven pati nje Konference Nderkombetare, ishte krijuar Grupi i Kontaktit, ku bente pjese edhe Rusia, pati kater-pese rezoluta te KS te OKB-se me te cilat denohej dhuna e Beogradit kunder shqiptareve. Keto rezoluta, sidomos ajo 1190 e fundit te shtetotorit 1998, e votuar dhe nga Rusia, konstatoi se "Gjendja humanitare ne Kosove eshte e rrezikshme" dhe se "Konflikti rrezikon stabilitetin rajonal e europian", pikerisht dy aresyetimet kryesore te Kartes se OKB-se mbi te cilat NATO intervenoi.

Te dy keto parashikohen ne kapitullin shtate te Kartes se OKB dhe justifikojne nderhyrjen me force per parandalimin e katastrofes humanitare ose perhapjen e konfliktit. Vete Gerhard Schröder ne fjalimin e 24 marsit 1999 para kombit gjerman e justifikon nderhyrjen ushtarake ne Kosove nga pikepamja politike dhe humanitare. Por kur filloi te arketoje mbi 300 mije euro ne vit ne konton bankare te tij, perfituar nga Gaz Prom-i rus, ndryshoi dhe qendrimin ndaj Kosoves. Asgje nga keto nuk ka patur ne Krime.

Statusi i Kosoves eshte produkt i rekomandimit qe jep rezoluta 1244 e votuar po ashtu nga Moska dhe per pasoje i njohur nderkombetarisht nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise me vendimin e saj te dates 22 korrik 2010. Statusin e Krimese nuk e ka rekomanduar asnje institucion nderkombetar, ai eshte zgjidhur me marreveshjen e vitit 1994 nenshkruar nga perfaqesuesit e Ukraines, Rusise dhe SHBA-ve, sipas se ciles njihej sovraniteti i Ukraines ne Krime. Moska ka shkelur nje marreveshje te nenshkruar dhe prej saj. Kosova megjithate u privua nga e drejta per t´u bashkuar me Shqiperine, dhe kjo me insistimin e Kremlinit. Nderkohe qe Krimeja beri referendum me dy alternativa: Nese deshiron te bashkohet me Rusine, apo nese deshiron te jete pjese e Ukraines.

Ka dhe plot dallime te tjera. Por Vladimir Putin, kur ka nevoje e therret ne ndihme shembullin e vetevendosjes ne Kosove, nderkohe qe kundershton me force produktin e kesaj vetevendosjeje, pavaresine e saj. Standardi i Putin nuk eshte parimor. Nese do te ishte sadopak parimor ai do te duhej menjehere te njihte Republiken e Kosoves si shtet te lire, demokratik e te pavarur. Kosova perdoret si alibi e ekspansionit rus sot ne Ukraine dhe ne gushtin e vitit 2008 ne Gjeorgji. Edhe per pushtimin e Osetise se Jugut dhe Abkhazise u perdor Kosova si kasusbelli.

Por mesa duket shkaku i sjelljes se zotit Putin eshte iluzioni europian per nje qasje demokratike ne sjelljet e Moskes. Ne fund te marsit 2008 kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur para oficereve gjermane ne prani te sekretarit te Pergjithshem te NATO-s thoshte se " Sipas mendimit tim ne NATO nuk mund te pranohen ato vende qe kane konflikte te brendshme ose konflikte rajonale".

Me kete fjali ajo u hoqi te drejten Ukraines dhe Gjeorgjise qe te beheshin anetare me te drejta te plota te Aleances se Atlantikut. Iluzioni i zonjes Merkel qendronte ne bindjen e saj se marredheniet e mira, komunikimi, dialogu, bashkepunimi, partneriteti me Rusine do te sillnin paqe, stabilitet, harmoni ne kontinentin europian. Ajo e besoi kete variant, pavaresisht paralajmerimeve te presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, i cili shfaqej i vendosur per zgjerimin e NATO-s ne Ukraine dhe Gjeorgji.

Shpejt Merkel kuptoi se kishte gabuar. Pas disa muajsh, Putin urdheroi ushtrine te sulmonte Gjeorgjine dhe te cenonte sovranitetin e saj me dhune te armatosur. Por ishte vone. Tani kemi invazionin e radhes, eshte Ukraina Lindore dhe Krimeja. Neser ndoshta do ta kete radhen Letonia, ku ndodhet nje minoritet rus, pasi, sipas zotit Putin, Rusia ka te drejte te nderhyje ushtarakisht kudo ku jetojne minoritete ruse.

Por duhet kuptuar perfundimisht se nje vend mund te sillet ne menyre demokratike ne marredheniet me fqinjet dhe botën.