Kombëtarja kryen stërvitjen e parë (Video)
Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka zhvilluar stërvitjen e parë, pasi u grumbullua në ambientet e hotel Falkeinsteiner në Bad Waltersdorf të Austrisë.
Nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi dhe të stafit të tij, në fushën stërvitore që gjendet vetëm 1 kilometër e gjysmë larg hotelit, 19 futbollistët në dispozicion kanë filluar përgatitjet zyrtare për finalet e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë këta futbollistë: Berisha, Shehi, Hoxha, Gjimshiti, Ajeti, Cana, Lenjani, Abrashi, Rrahmani, Rashica, Shala, Lila, Basha, Gashi, Mavraj, Roshi, Bala, Cikalleshi dhe Hysaj.
Stërvitja ka zgjatur për rreth një orë e 20 minuta dhe ka pasur më tepër karakter relaksues për futbollistët.
Sipas programit, stërvitja e radhës do të zhvillohet ditën e martë në orën 10.00, ndërsa ajo e pasdites në orën 17.30.
I njëjti regjim stërvitor do të vazhdojë deri më datë 27 maj. /Express