Neymar me Realin

Sport March 02, 2016 - 13:45

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka zgjedhur rivalin e La Ligës, Real Madrid para klubit anglez, Manchester City.

Reprezentuesi brazilian u ballafaqua me një pyetje të vështirë duke zgjedhur njërin mes dy klubeve të interesuara për transferimin e tij.

Dhe, ai ka befasuar duke u përcaktuar për “Los Blancos”.

“Preferoj të fitojë Real Madrid në vend se Manchester City”, deklaroi Neymar për “AS”.

Neymar po ashtu zgjodhi mes bashkëlojtarit të tij Lionel Messi dhe rivalit nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

“Do të më pëlqente më tepër të kisha këmbën e majtë të Messit se të djathtën e Ronaldos. E djathta ime nuk është aq e keqe”, theksoi ai.