Mbrojtësi i PSG-së: Blanc është homoseksual, seks oral me Ibrën! (VIDEO)

Sport February 15, 2016 - 14:21

Gjatë një videoje, mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Serge Aurier ka bërë përgjigje komike, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve, shkruan Zëri.

Etiketimet kanë qenë edhe vulgare. Ai e ka cilësuar trajnerin Laurent Blanc si homoseksual, madje duke e akuzuar se ka flirtuar edhe me Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin thotë se nuk e di se prej nga është dhe se nuk di të flasë as frëngjisht.

Fantazia e tij e shfrenuar shkon më tej, ndërsa deklaron me zë se Blanc ka bërë edhe seks oral me suedezin, përcjell Zëri.

Image

Sipas “L’Equipe”, lojtari ka reaguar menjëherë për videon e bërë tashmë publike, që ka bërë xhiron e botës duke u kërkuar falje shokëve të skuadrës e veçanërisht trajnerit.

Ndërkohë, kryesia e klubit nuk ka vonuar dhe ka marrë masa ndaj lojtarit, duke e suspenduar për një kohë të pacaktuar. /Zëri/