Historike, Liria starton me ekipin e femrave

Sport February 01, 2016 - 17:31

Prizren, 1 shkurt 2016. Të hënën KF “Liria”, nisi një histori të re, në historinë e lavdishme 86 vjeçare.

Për herë të parë ka nisur puna me ekipin e femrave. Kështuqë, tash e tutje krahas grupmoshave të tjera, Juniorëve e ekipit të parë, për meshkuj, do të jetë edhe ekipi i vajzave, KFF “Lirira”, që do të veprojë në kuadër të klubi aktual.

“Që nga ardhja në krye të Lirisë, ne si Bord, kemi pasur synim zhvillimin dhe popullarizimin e lojës së futbollit. Njëri nga synimet ka qenë edhe fillimi i punës me ekipin e vajzave, që paraqet një histori në vete. Prizreni është një qytet i madhë me rrethinë poashtu të madhe. Andaj, shpresojmë që në të adhmen e afërt të kemi sukses edhe në këtë garë”, ka thënë kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku.

Ai, ka ftuar për bashkëpunim gjithë të interesuarit, që nga prindërit, vajzat e reja e deri tek qytetarë, që të mbështesin ekipin e sapoformuar, duke theksuar se anëtrësimi është i hapur për të gjithë.

Fillimishtë me vajzat do të punojnë trajnerët, Naif Jahaj e Granit Gashi. Por, shpejt do të caktohet edhe krytrajneri që do të udhëheq skuadrën e vajzave, që do të veprojë në kuadër të KF “Liria”.

‘Ne, do të bashkëpunojmë me secilin që shtë i interesuar për zhvillimin e ekipit të vajzave. Presim që të kemi shumë përkrahje nga gjithë të interesuarit’, ka thënë Naif Jahaj, që bashkë me Granit Gashin, drejtuan seancat stërvitore të paradites dhe pasdites. Aktualishtë janë rrethë 30-të vajza që po stërviten me ekipin e sapo fromuar, e që janë të moshës mesatare nag 14-15 vjeç. Në ndërkoh do të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm që Liria, të startoj në edicionin 2016/17, e deri atëherë do të ketë punë dhe seleksionim të vajzave, pasiqë pritet interesim i madhë, bëhet e ditur na zyrtarët e Lirisë.

Ekipi i femrave është i pari për KF “Liria” dhe për qytetin, dhe si i tillë paraqet hsitori në vete. /ZËRI/