Formacioni i Besnik Hasit i cili do të befasonte edhe Realin e Barcën (Foto)

Sport January 21, 2016 - 20:51

Anderlechti është klubi më i madh belgë të cilët aktualisht drejtohen nga tekniku shqiptar, Besnik Hasi.

Ndryshe ky klub njihet edhe si një fabrikë talentesh, pasi shumë klube të mëdha evropiane peshkojnë pothuajse çdo vit tek ata.

Vincent Kompany, Lucas Biglia e Romelu Lukaku janë disa nga lojtarët që janë shitur vitet e fundit nga ky klub.

Por, nëse imagjinojmë një formacion me lojtarët me cilësor që kanë qenë dhe janë pesë e viteve të fundit, atëherë me plot kuptimin e fjalës edhe ekipet e mëdha evropiane do ta kishin zili një njëmbëdhjetësh të tillë.

Duke njohur karakterin e fortët të Hasit dhe cilësinë e talentin e lojtarëve, ky formacion mund të merrte rezultate pozitive edhe kundër klubeve më të mëdha në Evropë. /Telegrafi/
 

Image