Malisheva prezanton sulmuesin azerbajxhanas
Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli.
Klubi malishevas ka njoftuar se Isgandarli vjen me një përvojë të pasur, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani.
"Prezantojmë afrimin tonë më të ri, sulmuesin nga Azerbajxhani, Vüsal Isgandarli. Isgandarli sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka luajtur për klube si KF Egnatia, Boluspor dhe së fundmi Partizani. Në sezonin 2023/24 ai u shpall kampion i Shqipërisë me KF Egnatia, ndërsa gjithashtu përfaqëson edhe Kombëtaren e Azerbajxhanit", ka shkruar Malisheva.
Pasi e përfundoi edicionin e fundit të Superligës së Kosovës në vendin e dytë, tash Malisheva do të marrë pjesë në kualifikimet e Conference League.