Belgjika bindëse ndaj Zelandës së Re dhe kualifikohet tutje

Belgjika bindëse ndaj Zelandës së Re dhe kualifikohet tutje

Sport June 27, 2026 - 08:22

Kombëtarja e Belgjikës pas dy paraqitjeve zhgënjyese ka zhvilluar një lojë spektakulare për të fituar ndaj Zelandës së Re.

Belgët triumfuan me rezultat 1-4 për t’u kualifikuar tutje.

Leandro Trossard pas 28 minutave lojë pas një gabimi në mbrojtje i dha Belgjikës epërsinë.

I njëjti u përkujdes për golin e dytë pas asistimit të Vanaken (50’).

Kurse, golin e tretë e realizoi mesfushori Kevin de Bruyne (66’).

Zelanda e Re tentoi të kthehet në lojë falë golit të Just (84’), por dy minuta më vonë Romelu Lukaku iu dha goditjen finale (86’).

Krejt në fund, në skenë doli edhe Alexis Saelemaekers që pas bashkëpunimit me Lukakun e vulosi fitoren (90+4’).

Kësisoj, Belgjika e mbyll grupin G si lider m pesë pikë ndërsa Zelanda e Re rikthehet në shtëpi vetëm me një pikë. /telegrafi