Dortmundi shpreh interesim të madh për Fisnik Asllanin
Fisnik Asllani pritet të bëjë lëvizje të madhe gjatë afatit kalimtar veror.
Mediat e mëdha sportive kanë raportuar për interesimin e jashtëzakonshëm të Borussia Dormundit për Fisnik Asllanin.
Sulmuesi 23-vjeçar i TSG Hoffenheim shihet si një përforcim i mundshëm për vijën e sulmit të Dortmundit, veçanërisht nëse skuadra e klubit pëson ndryshime këtë verë.
Intersim për yllin e Kosovës, thuhet se ka shprehur edhe Barcelona, po ashtu edhe RB Leipzig që është njëra ndër skuadrat që ka monitoruar 23-vjeçarin, por mëgjithatë mbetet të shihet deri në fund të verës së ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Asllani ditëve të fundit ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet miqësore, ku edhe arriti të shënojë një gol të bukur në ndeshjen ndaj Andorrës.