Dion Gallapeni huazohet te klubi që po lufton për titull në Poloni
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni ka ndryshuar ambient në Poloni.
21-vjeçari është huazuar nga Widzew Lodz – që po lufton për mbijetesë – te skuadra që po lufton për titull, Wisla Plock.
Gallapeni i është bashkuar skuadrës së Plock në formë huazimi deri në fund të sezonit, por ekziston një mundësi e blerjes së kartonit të tij për shumën e 700 mijë eurove, raporton gazetari Sacha Tavolieri.
Gallapeni u paraqit në 10 ndeshje në elitën e futbollit polak me Widzew Lodz, nga 21 paraqitje të mundshme, duke shënuar edhe një gol.
Klubi i tij i ri është i dyti në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Jagiellonia në vendin e parë, e cila ka edhe një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Widzew Lodz është i 15-ti me 23 pikë, një pikë larg zonës së rrezikshme.
Mbrojtësi 21-vjeçar përpos që shkëlqeu në futbollin polak, ai bëri paraqitje të mëdha edhe më kombëtaren e Kosovës në gjysmën e parë të këtij sezoni, duke treguar performanca të mëdha ndaj gjigantëve si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia në kualifikimet e Botërorit 2026.
Ai me Kosovën ka nëntë paraqitje, teksa vlera e tij momentale në treg sipas “Transfermarkt”, kap shifrën e 2.5 milionë eurove.
Në futbollin polak, Gallapeni u transferua nga Prishtina në verën e vitit 2025, për shumën e 250 mijë eurove.