Rashfordi mungon ndaj Athletic Bilbaos
Sport
February 11, 2026 - 20:50
Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj jave ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të një problemi në gju. Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili bëri të ditur se sulmuesi ndjen dhimbje në gjurin e majtë.
Sipas njoftimit, Rashford pësoi një goditje gjatë ndeshjes kundër Mallorcas, çka i ka shkaktuar shqetësim dhe e detyron të mungojë në përballjen e radhës. Stafi mjekësor do të kryejë vlerësime të mëtejshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Mungesa e tij konsiderohet një goditje për ekipin, ndërsa pritet të mësohet në ditët në vijim sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.