Tri mungesa kyçe për Real Madridin kundër Valencias

Tri mungesa kyçe për Real Madridin kundër Valencias

Sport February 08, 2026 - 14:21

Alvaro Arbeloa ka shpallur skuadrën e tij për ndeshjen e së dielës (sonte) në Mestalla kundër Valencias.

Real Madridi përballet me Valencian këtë të diel në Mestalla në orën 21:00 të mbrëmjes, dhe trajneri i tyre ka shpallur listën e tij të skuadrës, e cila përfshin tre mungesa të njohura më parë dhe dy përforcime të reja të mëdha.

Mungesat që do të jenë më të rëndësishme për Real Madridin që janë Bellinghami dhe Rodrygo të dëmtuar, si dhe Viniciusi i pezulluar. Militao gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të lëndimit.

Nga ana tjetër, Antonio Rudiger do të jetë i disponueshëm pas një pushimi njëmujor për shkak të lëndimit, ashtu si edhe Trent Alexander-Arnold, i cili nuk ka luajtur që nga dhjetori. Nga Castilla, Arbeloa ka thirrur Sergio Mestre, David Jimenez dhe Cestero. /Zëri