Guardiola zbulon gjashtë klubet që ushtrojnë presion mbi Man Cityn

Guardiola zbulon gjashtë klubet që ushtrojnë presion mbi Man Cityn

Sport February 04, 2026 - 11:25

Pep Guardiola ka thënë se presioni është mbi gjashtë nga rivalët e Manchester Cityt në Premierligë për të fituar më shumë trofe, sepse kanë pasur një shpenzim më të lartë neto gjatë pesë viteve të fundit.

Guardiola bëri shaka se është “i mërzitur”, sepse klubi i tij nuk shpenzoi më shumë në afatin kalimtar të janarit, pasi zbuloi se City është i shtati në tabelën e shpenzimeve neto që nga vera e vitit 2021.

Manchester United, Arsenali, Chelsea, Tottenhami dhe Newcastle kanë pasur një shpenzim më të lartë neto gjatë pesë viteve të fundit dhe trajneri i Cityt sugjeroi që shqyrtimi duhet të jetë mbi këto klube për mosfitimin e më shumë trofeve.

I pyetur për sjelljen e Antoine Semenyo dhe Marc Guehi nga City në janar, Guardiola tha: “Po, shumë mirë. Jam pak i trishtuar dhe i mërzitur sepse në shpenzimet neto në pesë vitet e fundit jemi të shtatët në Premierligë. Dua të jem i pari. Nuk e kuptoj pse klubi nuk shpenzon më shumë para. Jam pak i inatosur me ta. Por, ashtu siç fituam në të kaluarën sepse shpenzuam shumë, tani gjashtë ekipe duhet të fitojnë Premier League, Champions League dhe FA Cup, sepse kanë shpenzuar më shumë në pesë vjetët e fundit. Këto janë fakte. Nuk është një opinion. Mund të thuash një opinion, siç thua se luan mirë ose keq kundër Spurs - mund të biem dakord ose jo. Por ato janë fakte. Paç fat gjashtë ekipeve që janë para nesh për shpenzimet neto për pesë vitet e fundit. Le të shkojmë. Po pres. ‘Ky është një citat i bukur, apo jo?’”. /Zëri