Skandal i tifozëve spanjoll me hartën e Kosovës

Skandal i tifozëve spanjoll me hartën e Kosovës

Sport January 29, 2026 - 23:53

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Europa League mes Crvena Zvezdës dhe Celta Vigos, e zhvilluar të enjten mbrëma në Beograd.

Gjatë takimit, një grup tifozësh të skuadrës spanjolle shpalosën në tribuna një pankartë me hartën e Kosovës të paraqitur me ngjyrat e flamurit të Serbisë, veprim ky që është konsideruar provokues dhe skandaloz.

Ngjarja ndodhi në stadiumin e kryeqytetit serb, në prani të zyrtarëve të UEFA-s, ndërsa tifozët e Celta Vigos thuhet se kishin edhe përkrahjen e një pjese të tifozëve vendas.

Ky nuk është rasti i parë që simbole të tilla shfaqen në ndeshje evropiane, duke shkaktuar reagime dhe polemika, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë politike që lidhet me statusin e Kosovës.

Deri më tani, UEFA nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këtë incident./rtk