Haaland: Humbje e turpshme, i kërkojmë falje tifozëve
Sport
January 21, 2026 - 13:30
Erling Haaland e ka cilësuar humbjen 3-1 të Manchester Cityt ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve si “të turpshme”, duke marrë përgjegjësinë së bashku me lojtarët me përvojë dhe duke u kërkuar falje tifozëve.
City u mposht bindshëm në Norvegji, ndërsa kartoni i kuq i Rodrit shoi çdo shpresë për përmbysje.
“Nuk i kam përgjigjet dhe e marr përgjegjësinë e plotë që nuk shënova golat. Gjithçka që mund të bëj është t’u kërkoj falje çdo tifozi të Manchester Cityt që udhëtoi sot, sepse është e turpshme”, tha Haaland pas ndeshjes.
Pep Guardiola pranoi se skuadra është e brishtë, por theksoi se paraqitjet nuk janë aq të dobëta sa rezultatet.
Pas kësaj disfate, kualifikimi i Cityt në fazën tjetër do të varet nga ndeshja e fundit ndaj Galatasarayt.