Balde flet për largimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Balde flet për largimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Sport January 20, 2026 - 19:03

Alejandro Balde ka folur me fjalë të ngrohta për bashkëlojtarin e tij Marc-André ter Stegen, pas lajmit për kalimin e portierit gjerman në formë huazimi te Girona.

Balde zbuloi se Ter Stegen iu drejtua skuadrës këtë mëngjes, duke iu thënë: mirupafshim.

“Marc foli me ne këtë mëngjes. Ai është një shembull i madh për mua, praktikisht jam rritur duke e parë të luajë dhe tani është kapiteni im”.

“I uroj shumë fat, jam i lumtur për të dhe shpresoj që të rifitojë besimin pas rikthimit nga lëndimi”, deklaroi Balde.

Sa i përket largimit të talentit të ri Dro Fernandez drejt PSG-së, Balde tregoi mirëkuptim dhe respekt për vendimin personal të lojtarit.

“Çdo lojtar mendon ndryshe dhe ne duhet ta respektojmë mendimin e tij. Nëse ai ka zgjedhur ta marrë këtë vendim, mund t’i uroj vetëm më të mirat dhe duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij”, përfundoi Balde.

Barcelona po punon që të arrijë të barazojë bilancat financiar, dhe duket që është afër t’ia arrijë.