Zidane: Te Real Madrid ne ishim në dispozicion të lojtarëve, kjo është ajo që e bën ekipin të fortë
Zinedine Zidane ka folur së fundmi për situatën e Real Madridit, ku shkarkuan trajnerin Xabi Alonson, duke e zëvendësuar me Arbeloan.
Xabi Alonso mezi ka pasur gjashtë muaj, dhe mbërritja e Alvaro Arbeloa është ende shumë e hershme. Por të dy kanë hasur dy probleme kryesore: gjendjen fizike të skuadrës dhe mungesën e angazhimit të lojtarëve.
Pikërisht e njëjta gjë i ndodhi Zinedine Zidane kur mori drejtimin e Real Madridit.
“Arritëm në një pikë kritike. Ekipi nuk ishte në formë të mirë fizike dhe na u desh vetëm t’u ngulitnim idenë se duhej të punonin si ekip. Ne ishim në gjendje të punonim gjatë javës sepse kishim vetëm ndeshje lige. U takova me katër kapitenët dhe u thashë se çfarë doja prej tyre dhe do të shihja nëse ishin të përkushtuar. Kur ata ranë dakord të punonin, kaq ishte, gëzimi erdhi. Ne rizbuluam motivimin e tyre. Punë dhe gëzim. I bëmë të vraponin. Puna fizike ishte thelbësore”, u shpreh ai në intervistën e tij të fundit.
“Te Real Madrid, ne ishim në dispozicion të lojtarëve. Për mua, kjo është ajo që e bën një ekip të fortë; je aty për lojtarët. Nëse nuk e ke kuptuar këtë, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur; duhet t’u tregosh atyre se je aty për ta. Që dhoma e zhveshjes të pranojë atë që dëshiron të zbatosh, ata duhet të të pëlqejnë. Nëse lojtarët nuk pajtohen me gjithçka që u jepet - stërvitjen, të gjitha këto - diçka do të mungojë gjithmonë. Me ne, mendoj se ata e shijuan vërtet në çdo nivel”. /Zëri