Marrëdhënia Vinicius Jr – Alonso, një faktor që ndikoi në shkarkimin e trajnerit

Marrëdhënia Vinicius Jr – Alonso, një faktor që ndikoi në shkarkimin e trajnerit

Sport January 14, 2026 - 10:26

Humbja 3-2 nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës ishte arsyeja e fundit që çoi në shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madrid.

Mirëpo, përveç kësaj është diskutuar shume edhe marrëdhënia midis sulmuesit Vinicius Jr dhe Xabi Alonsos, që cilësohet si një faktor tjetër që ndikoi në shkarkimin e trajnerit.

Largimi i Xabi Alonsos nga Real Madridi dhe emërimi i Alvaro Arbeloas si trajner i ri vazhdon të provokojë reagime. Midis tyre, po përmenden emra lojtarësh, dhe një prej tyre, sigurisht, është Vinicius. Braziliani kishte disa mosmarrëveshje me ish-trajnerin.

“Ajo që po i bëhej Viniciusit ishte e pafalshme, po e zhvlerësonte atë. Ai është një aset i Real Madridit”, tha gazetari Roberto Gomez në “Radio Marca”.

Ai gjithashtu e përshkroi fishkëllimat në Santiago Bernabeu si një “zakon të shëmtuar”.

Lidhur me Arbeloan, ai tha: “Mendoj se ai është i shkëlqyer. Rekordi i Arbeloas si lojtar është spektakolar. Është një veprim i shkëlqyer që ai është trajner i Real Madridit: ai e njeh klubin në mënyrë të përsosur, strukturën e organizatës”.

Ai përfundoi duke deklaruar se me Xabi Alonson, Real Madridi dha “imazhin e një ekipi të vogël”. /Zëri