Semenyo flet si lojtar i ri i Man Cityt
Manchester City ka arritur ta transferojë Antoine Semenyon nga Bournemouthi.
Lojtari i ri i Citizens do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2031.
Pas firmosjes së kontratës, sulmuesi ka folur si lojtar i Cityt.
“Jam shumë krenar që i jam bashkuar Manchester Cityt”, tha Semenyo.
“E kam parë Cityn gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ata kanë qenë skuadra dominuese në Premierligë, si dhe kanë arritur gjëra të mahnitshme në Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës. Ata kanë vendosur standardet më të larta dhe është një klub me lojtarë të klasit botëror, objekte të klasit botëror dhe një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë, Pep. Kam shumë mundësi për përmirësim, kështu që të jem në këtë klub, në këtë fazë të karrierës sime, është perfekte për mua. Është një privilegj i vërtetë të jem këtu. Futbolli im më i mirë ende nuk ka ardhur, jam i sigurt për këtë. Dhe City është në një pozicion të shkëlqyer - ende i përfshirë në katër gara. Vërtet ndiej se mund t’i ndihmoj ata të kenë një gjysmë të dytë të fortë të sezonit. Etihad është shtëpia ime e re. Mezi pres të luaj para tifozëve këtu dhe shpresoj t'u tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj”. /Zëri