Zyrtare: Man City transferon Antoine Semenyon
Manchester City ka njoftuar se është përforcuar me Antoine Semenyon nga Bournemouthi.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, transmeton “Zëri”.
“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Antoine Semenyo nga AFC Bournemouth.
Semenyo – City mund ta çojë lojën time në një nivel tjetër
26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin Etihad deri në vitin 2031”, thuhet në komunikatën e Citizens.
I lindur në Londër me prejardhje ganeze, Semenyo e filloi karrierën e tij profesionale te Bristol City, por ai gjithashtu mori periudha huazimi te Bath City, Newport County dhe Sunderland, ndërsa e përsoste më tej zanatin e tij.
Pasi bëri përshtypje te Ashton Gate, Bournemouthi e vuri re potencialin e tij dhe e çoi në Premierligë në mesin e sezonit 2022/23, nga ku karriera e tij ka shkuar gjithnjë e më shumë drejt forcimit që atëherë. /Zëri