Ronaldo: Jam ende i motivuar, do ta arrij shënimin e 1 mijë golave
Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se nuk po e mendon pensionimin dhe e ka bërë objektiv që të bëhet lojtari i parë në histori që shënon 1 mijë gola në karrierë.
Ylli portugez e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme” gatë “Globe Soccer Awards”, ku ndër të tjera konfirmoi se nuk po e mendon pensionimin.
“Është vështirë për mua që të vazhdoj të luaj, por pasioni mbetet shumë i lartë për mua. Jam ende shumë i motivuar... për këtë arsye edhe po luaj”.
“Gjithmonë dua të luaj futboll, të fitoj trofe, të shënoj gola. Dua të vazhdoj tutje”.
“Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj më shumë trofe dhe të arrij numrin që të gjithë e dini”.
“Do ta arrij atë numër sigurisht... nëse nuk kam lëndime, inshallah”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Ronaldo pritet të merr ftesë edhe nga Portugalia për Kupën e Botës 2026, trofeu i vetëm që pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka shijuar.