Aridon Bllaca bashkohet me KF Llapin, nënshkruan kontratë deri në vitin 2028
Portieri Aridon Bllaca ka gjetur shumë shpejt ekip të ri pas largimit nga Gjilani, duke u bërë zyrtarisht pjesë e KF Llapit. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit përmes një njoftimi në Facebook.
24-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me klubin e drejtuar nga Tahir Batatina, dhe pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për portën bardhekaltër.
Bllaca ka nisur karrierën e tij tek SC Gjilani, ku debutoi me ekipin e parë në vitin 2021. Gjatë kohës së tij në Gjilan, portieri ka regjistruar 39 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje.
Nga edicioni pranveror, Bllaca do të mbrojë ngjyrat e KF Llapit, ku presioni dhe pritshmëritë janë të mëdha. Klubi shpreson që portieri i ri të japë kontribut maksimal në arritjen e objektivave për këtë sezon.