FBK-ja zgjedh basketbollisten dhe basketbollistin më të mirë të vitit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

FBK-ja zgjedh basketbollisten dhe basketbollistin më të mirë të vitit në Kosovë

Sport December 19, 2025 - 20:51

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vazhduar me traditën e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit.

U ndanë çmime në disa kategori të ndryshme, e këtu nuk mungoi as ai për basketbollisten dhe basketbollistin më të mirë të vitit.

Në kategorinë e femrave, basketbollistja më e mirë e vitit u zgjodh Malvina Haziri pas paraqitjeve të saj të shkëlqyera.

Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve çmimi për më të mirin e vitit i takoi Dardan Berishës, i cili u dallua me paraqitjet e tij për Pejën dhe kombëtaren e Kosovës.