Ancelotti zgjedh favoritët e titullit të Premierligës
Trajneri legjendar i Real Madridit, Carlo Ancelotti, parashikoi se Arsenali do të fitojë titullin e Ligës Premier për sezonin 2025/26 , duke lavdëruar nisjen e tyre të fortë të sezonit.
Trajneri italian, tani trajner i kombëtares së Brazilit, i zgjodhi “Topçinjtë” si favoritë përpara rivalëve si Manchester Cityt.
"Arsenali. Unë jam tifoz i Premier Ligës, por mendoj se Arsenali e ka nisur [sezonin] shumë mirë. Ata janë një ekip i fortë i ndërtuar me stabilitet”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Dhe, po jam mbështetës i Arsenalit sepse kam Gabriel aty, por unë mbështes Tottenhamin gjithashtu sepse kam Richarlison. Unë mbështes Unitedin, lojtarët brazilianë”, përfundoi trajneri i Brazilit.
Ndryshe, Arsenali kryeson tabelën në garën për titull me 33 pikë apo dy më shumë se City, duke vërtetuar projektin e Mikel Artetas.