Zyrtare: Thomas Brdariq, trajner i ri i Drenicës

Zyrtare: Thomas Brdariq, trajner i ri i Drenicës

Sport December 09, 2025 - 16:06

Klubi nga Skenderaj, Drenica ka njoftuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të njohur gjerman, Thomas Brdaric.

Kuqezinjtë drenicas nuk kanë qëndruar duarkryq pas largimit të Bylbyl Sokolit para disa ditësh, duke emëruar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për emrin e njohur Brdaric, i cili ishte futbollistë i njohur gjerman, por edhe trajner i shumë klubeve pas pensionimit.

“Të nderuar qytetarë të Drenicës, tifozë të zjarrtë kuqezinj, miq të futbollit dhe i gjithë opinioni kombëtar. Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë”.

“Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdaric, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”.

“Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian. Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë - një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.