Vitality e mposht NaVi-n dhe kualifikohet tutje
Sport
December 06, 2025 - 18:38
Vitality ka shënuar fitore bindëse ndaj Natus Vincere, për të kaluar në fazën tjetër të CS2 Majorit.
Skuadra franceze fitoi në dy mape, në të dyja me rezultat të njëjtë 11-13.
Fillimisht në “de_inferno”, ku me rezultat të ngushtë 11-13 arritën ta marrin epërsinë, pas një paraqitje të shkëlqyer të britanikut William “mezii” Merriman.
E njëjta situatë ndodhi edhe në “de_train”, veçse këtu më i shkëlqyeri ishte estonezi Robin “ropz” Kool me 20 eliminime.
Në dy mape, ylli ynë Drin “makazze” Shaqiri arriti 27 eliminime, duke pasur një vlerësim negativ prej 0.85.
Sidoqoftë, NaVi do ta ketë edhe një mundësi për t’u kualifikuar, kurse kundërshtarin do ta mësojë pas pak orëve./telegrafi
