I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja

I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja

Sport December 06, 2025 - 17:24

Ylli shqiptar Arbër Hoxha sërish ka qenë heroi te Dinamo Zagreb. Këtë herë, ai shënoi në derbin kroat ndaj Hajduk Split.

Dinamo ishte duke pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Hajduku deri në kohën shtesë, kur pastaj doli në skenë heroi i vendasve, pra Arbër Hoxha.

Me një gol në minutën 90+12’, Hoxha mahniti të gjithë duke u gjendur në vendin e duhur për ta dërguar topin në portën e zbrazur.

Goditja e Kulenovic u ndalua nga portieri Silic dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli shqiptar që ishte i pagabueshëm nga afërsia - VIDEO.

Falë këtij golit të Hoxhës, Dinamo Zagreb vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 32 pikë, një mbi Hajduk Splitin. Përndryshe, ky ishte goli i gjashtë për ish yllin e Ballkanit në ligë. /telegrafi

Image