Shqipëria do t’i ketë në grup këto kombëtare nëse shkon në Kupën e Botës, sipas Inteligjencës Artificiale

Shqipëria do t’i ketë në grup këto kombëtare nëse shkon në Kupën e Botës, sipas Inteligjencës Artificiale

Sport December 05, 2025 - 14:45

Një simulim i krijuar nga Inteligjenca Artificiale ka parashikuar mundësitë e shortit për Kupën e Botës 2026 dhe nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, kuqezinjtë mund të përballen me një nga skenarët më sfidues të mundshëm.

Sipas simulimit, Shqipërisë mund t’i bjerë një grup i hekurt, i përbërë nga:

Anglia – superfuqi evropiane dhe një nga favoritët kryesorë të turneut,

Ekuadori – kombëtare e fortë dhe gjithmonë e rrezikshme në Botëror,

Algjeria – një ekip me shumë talent dhe traditë në skenën afrikane.

Në çdo rast, ky simulim i inteligjencës artificiale e ka ndezur edhe më shumë imagjinatën e tifozëve kuqezi.

Me grup ose pa grup të vështirë, Shqipëria mbetet e fokusuar tek objektivi kryesor: të sigurojë kualifikimin dhe të shkruajë një tjetër faqe historike në futbollin shqiptar.

Tani mbetet vetëm të pritet shorti zyrtar për të parë sa afër realitetit do të jetë parashikimi i AI-së.