Herolind Shala nderohet nga FFK-ja me mirënjohjen e karrierës

Herolind Shala nderohet nga FFK-ja me mirënjohjen e karrierës

Sport November 18, 2025 - 20:34

Mesfushori Herolind Shala është pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës pasi i shërbeu asaj për shumë vite me paraqitje tejet të mira.

Shala numëron rreth 27 paraqitje për ‘Dardanët’ ku gjatë këtyre ndeshjeve ka arritur që të dhurojë një asistim.

33-vjeçari ka qenë gjithmonë një ndër shtyllat e mesfushës tek Kosovës, duke formuar një dyshe tejet kompakte së bashku me Hekuran Kryeziun, i cili po ashtu është pensionuar nga Kombëtarja.

Debutimin me ‘Dardanët’, Shala e kishte bërë më 10 qershor 2016, kur askohe ishte 24-vjeçar dhe në krye të Kosovës ishte përzgjedhësi Albert Bunjaki.

Shala tashmë është nderuar edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi para ndeshjes që Kosova do ta luajë ndaj Zvicrës me fillim nga ora 20:45.