Dardanët me përkushtim maksimal në stërvitje për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Dardanët me përkushtim maksimal në stërvitje për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Sport November 12, 2025 - 15:06

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me intensitet të lartë përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Dardanët kanë zhvilluar një seancë intensive në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke punuar me përqendrim maksimal në aspektin taktik dhe në filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në sfidën e radhës.

Atmosfera në grup është fantastike, ndërsa besimi për sukses është maksimal.