Përurohet stadiumi i ri në Prishtinën e Re

Përurohet stadiumi i ri në Prishtinën e Re

Sport November 08, 2025 - 16:42

Është përuruar stadiumin e ri në Prishtinën e Re.

Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama tha se edhe një tjetër projekt mori jetë, derisa shtoi se tani ka më shumë hapësirë për sport e për të rinjtë.

“Përurohet stadiumi i ri në Prishtinën e Re! Një tjetër projekt që merr jetë. Hapësirë për sport, për të rinjtë dhe për frymën e bashkimit. Urime Prishtinës së Re, nuk ndalemi!”, ka shkruar ai.