Xhaka nuk do të festojë ndaj Arsenalit nëse shënon gol
Të shtunën nga ora 18:30, Sunderlandi do të jetë nikoqir i liderit, Arsenalit, në xhiron e 11-të të Premier Leagues.
Ballafaqimi do të jetë i veçantë për kapitenin e Zvicrës dhe Sunderlandit, Granit Xhakën, që luan ndaj ish-skuadrës së tij.
33-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Arsenali.
Prej vitit 2016 deri në vitin 2023, Xhaka i luajti 297 ndeshje për klubin londinez dhe i fitoi katër trofe.
Mesfushori ka respekt të madh për Arsenalin.
“Nuk do të festojë”, ka premtuar Xhaka, në rast se e shënon golin e dytë në Premier League.
“Kam kaluar kohë fantastike gjashtë shtatë vjetëve tek Arsenali dhe kam respekt të madh për këtë klub”.
Arsenali është lider me 25 pikë, shtatë më shumë se Sunderlandi.
“Arsenali është ekip shumë i fortë”, ka shtuar tutje lideri i Sunderlandit, shkruan të premten mediumi zviceran “SRF”.
Sunderlandi e ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në ligë. Është pa humbje në pesë ndeshjet e fundit në “Stadium of Light”.