Anglia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë
Përzgjedhësi Thomas Tuchel e ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit nëntor, si nikoqir i Serbisë e pastaj mysafir i Shqipërisë.
Anglia edhe matematikisht e ka siguruar vendin në Kupën e Botës, megjithatë synon t’i fitojë të dy ndeshjet për t’i mbyllur kualifikueset pa humbje.
Mesfushori Jude Bellingham është rikthyer në listën e Tuchelit, ndërsa vend këtë herë te “Tre Luanët” në sulm ka zënë edhe Marcus Rashford.
Lista e plotë:
Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Nick Pope.
Mbrojtësit: Dan Burn, Marc Guehi, Reece James, Ezri Konsa, Nico O’Reilly, Jarell Quansah, Djed Spence, John Stones.
Mesfushorët: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Jordan Henderson, Declan Rice, Morgan Rogers, Alex Scott, Adam Wharton.
Sulmuesit: Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Marcus Rashford, Bukayo Saka.
Kujtojmë se më 13 nëntor Anglia e pret Serbinë, derisa tri ditë më vonë udhëton për në Tiranë, ku do të përballet me Shqipërinë.
— paul joyce (@_pauljoyce) November 7, 2025