“Gjithnjë jam ndjerë kosovar, mund të kualifikohemi në Botëror” - Albian Hajdari tregon arsyen pse e zgjodhi Kosovën para Zvicrës

“Gjithnjë jam ndjerë kosovar, mund të kualifikohemi në Botëror” - Albian Hajdari tregon arsyen pse e zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Sport November 07, 2025 - 10:51

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari thotë se gjithmonë është ndjerë kosovar, ndërsa bisedimet me përzgjedhësin Franco Foda e bindi plotësisht për ta zgjedhur Kosovën para Zvicrës.

Hajdari ishte një nga prurjet e fundit të Kosovës në muajin tetor, ndërsa mahniti të gjithë tifozët dardanë me paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Në një intervistë për mediumin zviceran “cdt”, Hajdari ka komentuar arsyen pse e zgjodhi Kosovën para Zvicrës.

“Federata e Kosovës më ka kërkuar në mbi një vit e gjysmë, në një periudhë edhe kur debutova te Zvicra. Ta menaxhoja nuk ishte aspak e lehtë. Jam dhe ndihem kosovar, por karriera si futbollist më bëri që të kisha eksperiencë në shtetin që më stërviti”.

“Doja ta kuptoja si janë zviceranët. Pas kësaj, kisha disa biseda me Murat Yakin dhe përzgjedhësin e Kosovës Franco Foda. Pas kësaj në eksperiencat që ndjeva gjatë këtyre diskutimeve, më drejtoi që ta zgjidhja Kosovën”.

Ai ndër të tjera konfirmoi se mund të kualifikohen në Botëror, kurse të gjithë po shpresojnë në gabimin e Zvicrës.

“Kosova e vogël mund ta bëjë historinë dhe të kualifikohet në një turne të madh për herë të parë. Mundësia është aty, që nënkupton se Zvicra të gabojë ndaj Suedisë. Jemi në dijeni, njësoi siç e dimë se na nevojiten sa më shumë pikë në Ljubljana dhe Prishtinë kundër zviceranëve”.

“Ta kem këtë eksperiencë me ish bahskëlojtarët si Kresh (Hajrizi) dhe Amir (Saipi) e bën edhe më të veçantë. Edhe për ata, të cilët ende luajnë në një ligë të nivelit të dytë, si Superliga e Zvicrës”.

Kujtojmë, pas pak orëve Kosova do ta bëjë publike për dy ndeshjet e muajit nëntor.