Trepça humb 75-77 në momentin e fundit nga PAOK-u grek
Sport
November 05, 2025 - 21:20
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi sonte në përballjen me PAOK-un grek.
Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77.
Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje.