Thyhet objekti i stadiumit të Arbërisë

Thyhet objekti i stadiumit të Arbërisë

Sport November 01, 2025 - 17:12

Arbëria ka njoftuar se disa persona e kanë thyer objektin e stadiumit të tyre.

Klubi nga Lipjani në një komunikatë për media tregoi se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, dhe se policia ka marrë masat e nevojshme.

“Sot në mëngjes kemi vërejtur se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer objektin e stadiumit të Arbërisë. Ata kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur pajisje të vlefshme për stërvitje. Është shumë e dhimbshme të shohësh se ende ka njerëz që dëmtojnë pronën dhe punën e të tjerëve pa asnjë ndërgjegje”, thuhet në komunikatë.

“Policia është njoftuar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme”.

“Shpresojmë që autorët të zbulohen sa më shpejt dhe të mbahet përgjegjësi për këtë akt të turpshëm”.