Autoritetet malazeze e fshijnë grafitin ku shkruhej “APRZ UÇK 1878”

Autoritetet malazeze e fshijnë grafitin ku shkruhej “APRZ UÇK 1878”

Sport October 24, 2025 - 00:53

Autoritetet malazeze e kanë fshirë grafitin ku shkruhej “APRZ UÇK 1878” në Meljinë të Malit të Zi, pasi raportohet se e shkroi tifozi i KB “Bashkimit”, Edison Shehu, i cili u dënua me 10 ditë burg pasi pranoi veprimin për të cilin u tha se e kishte kryer.

Media malazeze “Vijesti” ka shkruar se 22-vjeçarit nga gjithashtu iu caktua edhe masa mbrojtëse njëvjeçare e dëbimit të një shtetasi të huaj nga territori i Malit të Zi.

Për këtë rast ka reaguar edhe Klubi basketbollistik “Bashkimi” duke thënë se arrestimi i Shehut është i e papranueshëm.

“Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar”.

“I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi, për reagim dhe mbrojtje të tifo-grupit ‘Arpagjikt’ si qytetarë të Kosovës, dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, ka thënë KB “Bashkimi”.

Policia ndaloi sot një autobus të një kompanie transporti të Kosovës në Igalo, pasi pasagjerët shkruan grafite UÇK në së paku një objekt në Meljine.
Sipas informacioneve jozyrtare nga “Vijesti”, ky është një grup tifozësh nga Prizreni që po kalonte nëpër Mal të Zi.