“Ndeshje e vështirë, ritmi më i madh në Evropë se në Superligë”, Arb Manaj flet pas barazimit ndaj Omonoian
Sulmuesi i Dritës Arb Manaj është ndarë i lumtur me pikën e fituar në shtëpi ndaj Omonoian.
Qendërsulmuesi mitrovicas e realizoi golin e vetëm për skuadrën nga Gjilani, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Pas ndeshjes në “RTK”, Manaj e cilësoi këtë përballje si mjaftë të vështirë, si dhe shtoi që niveli në Evropë ka më shumë ritëm se në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ka qenë ndeshje e vështirë sepse e dinim se kemi përballë një skuadër të fortë. Mendoj se ishte një ndeshje e jona mjaft e mirë”.
“E dimë se çdo ndeshje në këtë garë janë të vështira. Normalisht në Evropë ka më shumë ritëm se në Superligën e Kosovës”, deklaroi ai.
Për Manaj ky ishte goli i parë në kuadër të Ligës së Konferencës, kurse ka shënuar edhe një tjetër në Superligën e Kosovës këtë edicion.
Kujtojmë, Drita fitoi plot 133 mijë euro me këtë barazim.