
Begaj uron Kosovën pas fitores ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë
Sport
October 14, 2025 - 09:00
Gëzimit të madh pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë iu bashkua edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Begaj uroi ekipin dardan, duke theksuar se lojtarët e Kosovës i bënë të gjithë krenarë.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar presidenti shqiptar.
Kosova mbrëmë triumfoi ndaj Suedisë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Fisnik Asllani.