
Heroi i shqiptarëve flet pas fitores: I rrahëm në shtëpinë e tyre
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas përfundimit të ndeshjes Manaj tha se kjo ishte një ndër ditët më të bukura të jetës së tij, teksa shtoi se për e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova janë krenarë me lojtarët e kombëtares.
"Një nga ditët më të bukura të jetës sime. Pas ndeshjes së parë me Serbinë disa komente nuk i meritoja. Kemi familje, prindër, motra. Por i kam harruar ato”.
“E rëndësishme që e gjithë Shqipëria, e gjithë Kosova janë krenarë me qunat. Tani kemi edhe dy ndeshje dhe duhet të shohim para”.
“Në pjesën e parë mora një goditje në gju. Edhe Daku e meritonte të luante nga fillimi, si të gjithë të tjerët”.
“Nuk ka rëndësi kush luajti, por që Shqipëria i fitoi tri pikët. U them të gjithëve që të shijojnë këtë moment”.
“Para 11 viteve kemi luajtur me Serbinë, sonte i rrahëm në shtëpinë e tyre. Duhet të kënaqemi dhe të festojmë të gjithë”.
“Pasi shënova gol nuk e pash fare që mora karton. Unë festova me shqiponjë”, përfundoi Manaj.