Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës
Sport
October 08, 2025 - 11:10
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futsall, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.
FC Prishtina 01 arriti fitore bindëse ndaj FC Liqenit me rezultat 6-1.
Fitore me gjashtë gola realizoi edhe FC Shtimja 26, që mposhti FC Mabetex Prishtinën me rezultat 6-3.
FC Drenica fitoi si mysafire ndaj FC KEK-ut me rezultat 7-1, ndërsa FC Trepça shënoi fitoren e parë këtë edicion duke mposhtur FC Drenasin me rezultat 5-3.

Në këtë xhiro ka pushuar FC Malisheva.
Pas dy javëve të para, Drenica, Shtimja 26 dhe Prishtina 01 kryesojnë me nga 6 pikë, ndërsa Trepça ka grumbulluar 4 pikë.
Liqeni ka 1 pikë, ndërsa pa pikë mbeten KEK-u, Malisheva, Mabetex Prishtina dhe Drenasi. /Zëri
