
Mbyllet pjesa e parë baras mes Barcelonës dhe PSG-së
Barcelona dhe Paris Saint-Germaini po luajnë baras me rezultat 1-1 pas 45 minutave të para në duelin që po zhvillohet në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit e nisën më mirë takimin duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke bërë disa dalje të rrezikshme në drejtim të portës së PSG-së.
Përpjekjet e hershme të Barcelonës u shpërblyen eventualisht me golin e epërsisë.
Në minutën e 19-të Marcus Rashford bëri një asistim perfekt te Ferran Torres I cili nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Dani Olmo doli në rast për blaugranasit në minutën e 26-të, por goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së djathtë.
Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 38-të duke barazuar rezultatin përmes Senny Mayulus i cili realizoi për 1-1 pas një asistimi të bukur nga Nuno Mendes.
Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati pas pjesës së dytë, por një gjë është e sigurtë se do të ketë një intensitet edhe më të lartë se sa ai i pjesës së parë.