Melissa Jefferson-Wooden mbyll me stil një sezon dominues, fiton titullin botëror në 100 metra

Melissa Jefferson-Wooden mbyll me stil një sezon dominues, fiton titullin botëror në 100 metra

Sport September 14, 2025 - 16:55

Amerikanja Melissa Jefferson-Wooden e përmbylli me stil një sezon të jashtëzakonshëm të dielën, duke fituar titullin botëror në garën e 100 metrave për femra me kohën 10.61 sekonda, koha më e shpejtë ndonjëherë e arritur në një kampionat botëror dhe e katërta më e shpejtë në histori.

Tina Clayton zuri vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë me kohën e saj më të mirë personale prej 10.76 sekonda, ndërsa medaljen e bronztë e mori kampionja olimpike Julien Alfred me kohën 10.84.

Jefferson-Wooden siguroi titullin e saj të parë global me një paraqitje mbresëlënëse, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit, ku nuk është mposhtur asnjëherë në distancën 100 metra dhe nuk ka regjistruar asnjë kohë mbi 11 sekonda.

“Ka qenë një vit i mrekullueshëm. Kam ëndërruar për këtë moment. Në vend që t’i bëja vetes presion dhe ta shihja si diçka të madhe, thjesht po e mirëprisja,” tha Jefferson-Wooden për Reuters, transmeton Klankosova