
Mediat zvicerane i bëjnë thirrje kombëtares së tyre: Kujdes nga këta katër lojtarë të Kosovës
Vetëm edhe pak orë na ndajnë para duelit mes Zvicrës dhe Kosovës, që do të luhet në qytetin e Baselit.
Këto dy kombëtare do të takohen me njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e vlefshme për Grupin B.
Tek Zvicra janë mobilizuar të gjithë për rezultat pozitiv dhe në këtë drejtim, ata duket se tashmë kanë identifikuar lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës.
Mediumi i njohur zviceran 20 Minuten, i ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës, me theks tek katër lojtarët që sipas tyre janë ata që përbëjnë më së shumti rrezik për ‘Helvetikët’.
Leon Avdullahu
Të premten në mbrëmje, shumë sy në St. Jakob-Park, ku biletat janë shitur plotësisht, do të jenë te Leon Avdullahu.
Ylli i Hoffenheimit vendosi para kësaj ndeshjeje se donte të luante për Kosovën dhe jo për Zvicrën. Ai tani mund të debutojë me Kosovën pikërisht ndaj Zvicrës.
Fisnik Asllani
Ashtu si Avdullahu (dhe gjithashtu Albian Hajdari, i cili po kërkohet nga Kosova ), Fisnik Asllani luan për TSG Hoffenheim në Bundesligë.
I lindur në Berlin dhe që iu bashkua akademisë së të rinjve të Hoffenheim si junior, qendërsulmuesi 23-vjeçar bëri përparimin e tij sezonin e kaluar me ekipin surprizë SV Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar 18 gola.
Vedat Muriqi
“Makthi më i keq i Real Madridit”, e përshkroi dikur një media Vedat Muriqin, sepse ai shënoi në tre ndeshje kundër Real Madridit për Mallorcën.
Numri i golave të sulmuesit qendror, 1.94 metra i gjatë, është gjithashtu mbresëlënës për ekipin kombëtar. Ai shënoi 28 gola në 56 ndeshje ndërkombëtare për Kosovën. Në krahasim, sulmuesi i ekipit kombëtar të Zvicrës, Breel Embolo, shënoi 18 gola në 77 ndeshje ndërkombëtare.
Amir Rrahmani
Mbrojtësi qendror 31-vjeçar, një titullar i padiskutueshëm për Napolin, luajti një rol vendimtar në të dy titujt e fundit të klubit jugor italian (2023 dhe 2025).
Në ekipin kombëtar të Kosovës, ai i mban gjërat të shtrënguara në mbrojtje së bashku me disa shokë skuadre më pak të dekoruar./Telegrafi/