
Garnacho: Isha tifoz i Chelseat kur isha fëmijë
Sport
September 03, 2025 - 12:29
Alejandro Garnacho ka pranuar se ishte tifoz i Chelseat kur ishte fëmijë dhe dëshiron të ndjekë gjurmët e Eden Hazardit.
“Është një hap i madh. Situata e klubit është një hap i mirë për mua dhe karrierën time”.
“Kam parë Premierligën kur isha i vogël. Më pëlqente Eden Hazard, prandaj e mbështesja Chelsean kur isha fëmijë. Ai ishte një referencë, mënyra se si luante. Ne luanim në të njëjtën pozicion”, është shprehur argjentinasi.
Garnacho iu bashkua Chelseat për të nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2032, duke u larguar nga Manchester United. /Zëri