
Vdes njëri nga themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”
Sport
August 25, 2025 - 10:26
Ka vdekur Artan Salihu-Jahushi, i njohur si një nga mbështetësit e parë dhe më të përkushtuar të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe një ndër themeluesit e grupit “Tifozat Kuq e Zi”.
Lajmi është konfirmuar nga vetë grupi i tifozëve shqiptarë, i cili ka shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e një figure që për vite me radhë ishte pjesë e pandashme e tribunave kuqezi.

Jahushi vlerësohej si një shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj Kombëtares shqiptare.
Sipas njoftimit të TKZ-së, ceremonia e varrimit të tij do të mbahet sot në orën 18:00, në Prishtinë.